Colin Farrell kohët e fundit është mburrur se si një i ri gjithmonë ka veshur xhaketa prej lëkure dhe se ishte i dashuruar në vallëzim.

Ai foli për talentin dhe vuri në dukje se pothuajse u bë anëtar i një bendi muzikor para shumë vjetësh.

“Kur isha i ri kam dashur të vallëzoj. Edhe pse kam qenë amator, secili klub ishte i imi”, tha duke buzë aktori.

Ai tregoi momentin kur kishte marrë një ofertë prej një bendi pasi u kishte pëlqyer energjia dhe entuziazmi që tregonte në vallëzime.

“Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur me mua po të kisha kaluar provat. Në audicion, fillova të këndoja këngën, “Careless Whisper”, e cila shkoi shumë keq. Ata më kërkuan që ta rikëndojë, ata mendonin se për të dytën herë këndojë mirë”, tha Colin.

Reklama
Reklama

Anëtarët e grupit e dëgjonin atë për herë të dytë dhe pastaj shikuan njëri-tjetrin dhe heshtën, por që më pas konfirmuan se nuk ishte përzgjedhur.

Ka thyer shumë zemra të femrave, sot është në dekadën e pestë dhe ende ka imazh të papërmbajtshëm Colin Farrell Ka thyer shumë zemra të femrave, sot është në dekadën e pestë dhe ende ka imazh të papërmbajtshëm Colin Farrell

Ndryshe, Farrellin do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave me filma të rinj. /Telegrafi/