Sulmuesi Cole Palmer i ka mohuar spekulimet për një kalim te Manchester Unitedi.

Ylli anglez shihej si futbollisti i radhës pas Mason Mount që mund të largohet nga Chelsea për të luajtur për “Djajtë e Kuq”, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë.


Ai ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga Chelsea si dhe dha mbështetje për trajnerin Liam Rosenior.

“Të gjithë po flasin. Po qeshi kur po i shoh. Sigurisht, Mançesteri është shtëpia ime. Familja ime është aty, por nuk më mungon. Ndoshta më mungon kur nuk shkoj në tre muaj ose diçka e tillë”.

“Nuk kam plane për t’u larguar nga Chelsea. Kemi ende shumë për të luajtur. Jemi në gjysmëfinale të FA Cup dhe nëse hymë në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ishim në një pozitë për të transferuar lojtarët që na duhen”.

“Duhet ta mbështesim Liam. Është i mirë dhe kur të kemi parasezonin do t’i kemi idetë e tij si dhe mënyrën që dëshiron të luajmë. Është trajner i klasit botëror”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Chelsea po kalon në një krizë në aspektin sportiv, duke marrë katër humbje radhazi në kampionatin anglez./Telegrafi/

telegrafi sport app