LAJMI I FUNDIT:

Çmimi Nobel për Paqe i jepet aktivistes iraniane, Narges Mohammadi

Çmimi Nobel për Paqe i jepet aktivistes iraniane, Narges Mohammadi

Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi është fituesja e Çmimit Nobel për Paqe këtë vit.

Komiteti thotë se ajo mori çmimin për avokimin e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet e saj për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë, transmeton Telegrafi.


Narges Mohammadi është një aktiviste iraniane dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, e cila u themelua nga nobelistja, Shirin Ebadi.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për kinse “përhapje propagande”.

Duke i dhënë çmimin, komiteti Nobel tha se “lufta e guximshme e Mohammadit ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale”.

“Gjithsej, regjimi e ka arrestuar 13 herë, e ka burgosur pesë herë dhe e ka dënuar me gjithsej 31 vjet burg”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit në Oslo.

“Narges Mohammadi është ende në burg”, shtoi ajo.

Reiss-Andersen tha se shpreson që Irani do ta lirojë Mohammadin nga burgu në mënyrë që ajo të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së këtij çmimi në dhjetor.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori