LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës së papërpunuar arrin në nivelin 72.06 dollarë

Çmimi i naftës së papërpunuar arrin në nivelin 72.06 dollarë

Inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me 2.1 milionë fuçi javën e kaluar, krahasuar me pritjet e analistëve për një rritje prej 2.2 milionë fuçi, tregojnë të dhënat e Institutit amerikan të Naftës pas vendimit të së martës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i dha Arabisë Saudite epitetin e dyshimit në zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi edhe kur ligjvënësit e SHBA-së vunë gishtin në udhëheqjen saudite dhe presioni perëndimor ngrihej në Rijad për të dhënë përgjigje, përcjell Telegrafi.


Analistët thonë se Arabia Saudite mund të shkurtojë deri në 500 mijë fuçi në ditë të prodhimit të naftës së papërpunuar “si një paralajmërim që SHBA duhet të vendosë çfarëdo lloj sanksionesh në përgjigje të zhvillimeve Khashoggi”. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Barkindo u bëri thirrje kompanive të prodhimit të naftës për të rritur kapacitetet dhe për të investuar më shumë për të përmbushur kërkesat e ardhshme, ndërsa kapaciteti rezervë i naftës zvogëlohet në mbarë botën.

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 72.06 dollarë për fuçi. /Telegrafi/