LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por jo edhe në Kosovë

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por jo edhe në Kosovë

Edhe pse në tregjet ndërkombëtare çmimet e naftës kanë shënuar rënie, prej më pak se 40 dollarë për fuçi, këto çmime në Kosovë, nuk lëvizin. Çdo herë tregtarët e naftës çmimet e naftës i rrisin me shumë lehtësi, derisa i ulin me shumë vështirësi.

Aktualisht një litër naftë shitet prej 0.85 deri në 0.98 euro kurse një litër benzinë prej 1 deri në 1.02 euro.


Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin, se çmimet e naftës dhe derivateve të saj në Kosovë diktohen edhe nga mungesa  e një rafinerie si dhe mos furnizimi direkt nga vendet prodhuese të naftës.

Fadil Berjani - foto Ridvan Slivova (4)

“Do të duhej të kishte rënie të çmimeve edhe pse tek ne lëviz më ngadalë pasi që nuk jemi direkt të furnizuar nga rafineritë botërore. Ne furnizimin  e bëjmë nga shtetet e rajonit dhe çmimet lëvizin më ngadalë”, tha ai.

Çmimet e naftës bien nën 40 dollarë
Lexo po ashtu Çmimet e naftës bien nën 40 dollarë

Çmimet e naftës, sipas Fadil Berjanit, diktohen nga çmimet nëpër berza, ndërkaq si zgjidhje për të pasur çmime  të “mira” të naftës do të ishte krijimi i një rregullatori, shkruan Telegrafi.

“Kemi kërkuar disa herë që të krijohet rregullatori për caktimin apo kontrollin e çmimit mirëpo Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, ka penguar themelimin e rregullatorit dhe tani çmimet caktohen në bazë të tekeve të pikave të karburantit, respektivisht tregtarëve”, tha Berjani.

Ai thotë se një model i mirë për mbikëqyrjen e tregut të derivateve është shteti i Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori