LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i banesave në Shkup shkon deri në 1.500 euro për metër katror

Çmimi i banesave në Shkup shkon deri në 1.500 euro për metër katror
Foto: Ilustrim

Çmimi i banesave në Shkup shënon rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit. Në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Popullore, patundshmëritë janë shtrenjtuar për 5.9%, ndërsa në tremujorin e parë ishte 3.2% dhe në të dytin 4%.

Me këtë, metër katrori arriti të jetë 1.500 euro në Komunën Qendër dhe Karposh, ndërsa sipas disa ndërtues, çmimi mund të shkojë deri në 2.000 euro.


Rritja e çmimeve, sipas bartësve të bizneseve me patundshmëri ndodh për disa faktorë edhe atë: mospasje e lokacioneve për ndërtim, bllokimi i planeve urbanistike të detajuara, rritja e çmimit të materialeve ndërtimore, por edhe fuqia punëtorë që shumë shpesh shkon jashtë vendit.

Kryetari i Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore thotë se rritja e çmimeve në Shkup është rezultat i disa faktorëve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Si më të rëndësishmet numëron mospasjen e lokacioneve për ndërtim në zona atraktive, bllokimi i disa Planeve Urbanistike të Detajuara në disa komuna si dhe mosmiratimi i disa Planeve Urbanistike të Detajuara për formim të lokacioneve të reja nëpër komuna./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori