LAJMI I FUNDIT:

Çmimet marramendëse të biletave dhe përfitimet e Mayweather dhe McGregor nga dueli i shumëpritur

Çmimet marramendëse të biletave dhe përfitimet e Mayweather dhe McGregor nga dueli i shumëpritur

Tashmë gjithçka është gati për duelin e mijëvjeçarit, evenimentin e shumëpritur nga të gjithë ata që dashurojnë sportin, sfidën mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Dy kampionët e ringut do të përballen në një ndeshje të vërtetë boksi në T-Mobile Arena të Nevadas në Las Vegas, mbrëmjen e të shtunës të 26 gushtit me orën amerikane, ndërsa të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin këtë sfidë titanësh në orët e para të mëngjesit të të dielës.


Dueli ndërmjet Mayweather dhe McGregor do të jetë një përballje mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave dhe ylli të MMA, një miks i arteve marciale.

E bukura qëndron te fakti se irlandezi 29-vjeçar nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij në një ndeshje të boksit profesionist. I ashtuquajturi dueli i mijëvjeçarit do të zhvillohet me të gjitha rregullat e boksit dhe mbi të gjitha në një ring, transmeton SuperSport.

Të dy rivalët do të përdorin dorezat e boksit dhe asnjëri nga të dy nuk mund të bëjë goditje si në artet marciale dhe të përdorë lëvizjet e këtij lloj sporti.

Shifrat e kësaj përballjeje janë vërtet të çmendura dhe e bëjnë këtë duel akoma më spektakolar. Një biletë për ta ndjekur meçin në T Mobile Arena të Las Vegas ndeshjen mes kampionit amerikan dhe irlandezit kushton nga 500 deri në 40 mijë dollarë.

Amerikanët ndërkohë duhet të nxjerrin nga xhepi 90 dollarë për ta parë ndeshjen nga ekrani, ndërsa një anglez duhet të paguajë 20 funte.

Sa u përket protagonistëve, edhe pse Mayweather siç ka deklaruar ai vetë pretendon shumë më tepër e sigurt është që amerikani do të arkëtojë minimalisht 100 milionë dollarë nga kjo sfidë, ndërsa McGregor, 75 milionë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

Ngjarja e 26 gushtit është një makinë të ardhurash, sepse nëpërmjet të drejtave televizive dhe sponsorëve, organizatorët do të arkëtojnë shumën marramendëse të 600 milionë dollarëve, një shifër rekord kjo që kalon 520 milionët që u arkëtuan nga përballja Mayweather-Pacquiao.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori