Juventus thuhet se është i interesuar të transferojë tre lojtarë në afatin kalimtar të verës së ardhshme, për t’u rikthyer sërish në majat e futbollit italian.
Njëri ndër lojtarët që është në radarin e tyre, është edhe Mason Mount që aktualisht ka vetëm 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij me Chelsean, dhe së fundmi nxiti spekulimet në lidhje me një largim të mundshëm pasi refuzoi një zgjatje të kontratës 230,000 euro në javë me klubin.
Sipas një raportim nga Calciomercatoweb, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është një admirues i mesfushorit anglez dhe është i përgatitur të largojë lojtarë në mënyrë që të bëjë një ofertë për lojtarin financiarisht të qëndrueshëm gjatë verës.
Raportimi pretendon se klubi do të zgjedhë të mos e bëjë të përhershme marrëveshjen e huazimit për yllin e PSG-së, Leandro Paredes, me 28-vjeçarin që po përpiqet të gjejë një hapësirë në njëmbëdhjetëshen kryesore të Allegrit.
Mesfushori amerikan Weston McKennie gjithashtu mund të largohet nga Allianz Stadium, me fondet e mbledhura nga një shitje e mundshme e ish-yllit të Schalke duke lejuar një lëvizje për Mount.
Lojtari i fundit i përmendur në raportim është Adrien Rabiot, i cili kohët e fundit luajti në triumfin e Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251