LAJMI I FUNDIT:

Clinton, Powell dhe Albright pjesë e sezonit të pestë të serialit “Madam Secretary”

Clinton, Powell dhe Albright pjesë e sezonit të pestë të serialit “Madam Secretary”

Televizioni amerikan CBS njoftoi se ish sekretarët e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, Madeleine Albright dhe Colin Powell do të jenë pjesë e sezonit të pestë të serisë “Madam Secretary”.

Reklama

Krijimtaria filmike do të rikthehet në ekranet televizive me transmetime më 7 tetor të këtij viti.

Shtëpia televizive amerikane njoftoi se aktorja kryesore Tea Leoni, në rolin e Sekretares së Shtetit, Elizabeth McCord, do t’i kërkojë këshilla Clintonit.

Kjo e fundit përmes llogarisë personale në Twitter ka treguar se xhirimet shkuan për mrekulli dhe se ishte e lumtur që ka takuar disa nga kolegët e saj të mëparshëm.

Nëse për Powellin dhe Clintonin do të jetë hera e parë që paraqitet në këtë serial, Albright ishte pjesë e serisë gjatë sezonit të dytë.

Theksojmë se Hillary Clinton ishte Sekretarja e Shtetit gjatë periudhës së presidencës së Barack Obamës, Powell gjatë mandatit të George Bush dhe Albright ishte gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit gjatë administratës së Bill Clintonit, ku Zonja e Parë ishte Hillary. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Magazina
Dyshimet për

Dyshimet për "ndarje" nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova: Po të ndodhte diçka mes nesh, e gjithë Kosova do e merrte vesh

Magazina
Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Magazina
Fotografia që po ngjall reagime: Kendall Jenner me veshje luksoze rrugëve të Parisit ndërsa një vajzë e vogël lypsare e shikon me lakmi

Fotografia që po ngjall reagime: Kendall Jenner me veshje luksoze rrugëve të Parisit ndërsa një vajzë e vogël lypsare e shikon me lakmi

Magazina
Fifi rrëzohet gjatë provave të

Fifi rrëzohet gjatë provave të "Dancing With The Stars"

Magazina
Të gjithë mendonin se Julia Fox jetonte në luks derisa ajo tregoi apartamentin e saj: Unë kam edhe minj në dhomën time

Të gjithë mendonin se Julia Fox jetonte në luks derisa ajo tregoi apartamentin e saj: Unë kam edhe minj në dhomën time

Magazina
Kalo në kategori