Atletico Madrid ka eliminuar Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat të përgjithshëm prej 3:2.

Trajneri i skuadrës madrilene, Diego Simeone ka folur pas triumfit kundër Barcës duke përgëzuar lojtarët e tij për përformancën e shfaqur ndaj Barcelonës.

“Jam i kënaqur me përpjekjet e djemve, për të luftuar kundër një ekipi të madh si Barcelona nuk është e lehtë. Ne luftuam për çdo minutë, për të gjithë topat”.

“Ne respektojmë dhe sakrifikohemi për njëri-tjetrin, vlerat e këtij grupi janë të mëdha dhe në qoftë se ato vihen në terren, gjërat do të shkojnë siç shkuan sonte. Ne kemi një zemër të madhe dhe me këtë zemër mund të shkojmë larg”.

“Tani ne duhet të qëndrojmë të qetë, nuk është e lehtë për të arritur ku jemi tani, por para se të mendojmë për Ligën e Kampionëve, ne duhet të mendojmë për Granadan”, ka deklaruar Diego Simeone.