LAJMI I FUNDIT:

Çka ndodh nëse e vendosni një copë limoni afër shtratit të gjumit

Çka ndodh nëse e vendosni një copë limoni afër shtratit të gjumit

Çdo njeri e din se limonët janë tejet fitimprurës për shëndetin tonë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C.

Këtë pemë ia shtojmë çajit dhe e përdorim për t’u shëruar nga gripi apo ftohjet, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, këto nuk janë të vetmet veti të mahnitshme të limonëve.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa përfitime tjera që limonët i shkaktojnë kur e vendosim afër shtratit të fjetjes.

Më në fund do të relaksoheni

Aroma citrike e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon ankthin dhe ndihmon në lehtësimin e tensionit pas një dite të vështirë.

Nëse nuk keni vaj esencial limoni, përdorni një copë të prerë limoni.

Përqendrimi dhe vëmendja përmirësohen

Limoni ka një veti tjetër të mahnitshme: nuhatja e përditshme e aromës e bën një person më të përqendruar dhe aktiviteti mendor dhe i memories përmirësohet.

Edhe në punë, njerëzit bëjnë më pak gabime kur kanë aromë limoni afër. Ky konstatim është bërë nga shkencëtarët japonezë.

Përmirësohet disponimi

Vaji esencial i limonit është ilaç i dëshmuar kundër depresionit.

Ajri pastrohet nga mikrobet

Limoni jo vetëm se ka aromë të kënaqshme por ka edhe veti baktericide. Gjithashtu e pastron edhe ajrin në dhomë.

Thoni lamtumirë shtypje së lartë të gjakut

Shumë njerëz vuajnë nga hipertensioni e këtu limonët mund të ndihmojnë sepse aroma e tyre e ulë shtypjen e gjakut.

Insektet nuk do t’ju pengojnë

Milingonat, mushkonjat, mizat dhe insektet tjera nuk qëndrojnë në një shtëpi e cila mban aromë limoni. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori