LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të pastroni çdo 6 muaj, nëse nuk doni të sëmureni?

Çka duhet të pastroni çdo 6 muaj, nëse nuk doni të sëmureni?

Është e rëndësishme të mbroni organizmin tuaj nga grimcat e pluhurit, mikroorganizmat e ndryshëm që janë të prirë të fshihen në materialet me mikrofibra, me sfungjer, pupla prej të cilave përbëhen jastëkët.

Nëse kanë kaluar 6 muaj nga përdorimi i jastëkut është koha ta pastroni atë. Ju e pushoni kokën në jastëk çdo natë, sigurisht dëshironi që ai të jetë i pastër.


Hapi i parë për pastrimin e jastëkëve

Duhet të shikoni përbërjen dhe tiketën e tij të mirëmbajtjes. Lexojeni dhe ndiqni instruksionet. Nëse nuk ka tiketë ose ja keni larguar pa menduar, atëherë gjithmonë vendoseni në ciklin rrotullues  më të ultë dhe përdorni ujë të vakët, në fund shpërlani me ujë shumë të ftohtë. Preferohet edhe të pastrohet me dorë por kjo varet nga lloji i jastëkut.

Jastëkët me mbushje me fibra

Këta lloj të jastëkëve mund t’i vendosni në makinë larëse. Ne rekomandojmë t’i lani dy së bashku ashtu që të ruani balancin e makinës larëse. Përdorni ciklin më të ultë të rrotullimeve ashtu siç edhe do të ju orientoj etiketa e këtyre jastëkëve. Gjithmonë preferohet edhe një cikël i shpëlarjes me ujë të ftohtë. Jastëkët duhet të thahen në temperaturë të ultë, në mënyrë që mos të tkurren.

Jastëkët me mbushje me pupla

Mund të lahen gjithashtu në makinë-larëse vetëm duhet të siguroheni që jastëku nuk ka ndonjë hapje në mbështjellës. Tek pastrimi i jastëkëve duhet të përdorni një sasi sa më të vogël të detergjentit.  Për tharje, mund të përdorni makinën për tharjen e rrobave por është mirë që ta shpërbeni jastëkun me duar që të largoni ndonjë gungë të puplave.

Jastëkët nga sfungjeri

Për fat të keq, ju nuk mund t’i vendosni këto jastëk në makinë larëse, por nëse ka një mbështjellës që largohet, mund ta lani atë sipas udhëzimeve të mirëmbajtjes në tiketë. Për të hequr pluhurin nga një jastëk me sfungjer mund të përdorni një thithëse vakumi. Nëse është e mundur, ulni nivelin e thithjes për ta bërë punën më të lehtë.

Një tjetër mundësi: Shkundni jastëkun në tharëse në cikël prej 20 minuta. Pastroni çdo zonë të ndotur me një leckë me pak sapun. Shpërlani pastaj me një leckë të lagur. Lejoni që jastëku të thahet plotësisht para se ta vendosni përsëri në krevat. Disa jastëkë prej sfungjeri përfshijnë udhëzime për larje me duar.

Artikull i Sponsoruar