LAJMI I FUNDIT:

City kryen detyrën ndaj West Hamit dhe rimerr kreun

City kryen detyrën ndaj West Hamit dhe rimerr kreun
(Foto: Getty Images)

Manchester City është rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier pas fitores (3-0) ndaj West Ham Unitedit në Etihad Stadium.

Asnjëra nga skuadrat nuk shënoi në fraksionin e parë të lojës, ndërsa golat e vendasve u realizuan në fraksionin e dytë.


Një harkim të mrekullueshëm të Riyad Mahrez nga gjuajtja e lirë e priti në zonë Nathan Ake për ta zhbllokuar rezultatin (50’).

(Foto: Twitter/Manchester City)

Nuk mund të mungonte goli i sulmuesit fantastik, Erling Haaland. Norvegjezi pranoi një top nga Jack Grealish, e vërejti daljen e Lukasz Fabianskit dhe e dërgoi topin në rrjetë (70’).

Për ta vulosur fitoren u kujdes Phil Foden, i cili krijoi hapësirë dhe realizoi me devijim (85’).

(Foto: Getty Images)

Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se Arsenali dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

West Ham Unitedi do ta vazhdojë luftën për mbijetesë, pasi që ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga elita e futbollit anglez. /Telegrafi/