LAJMI I FUNDIT:

“Cirk i klasit të parë” – PSG shpërthen ashpër ndaj Chelseat për Ziyechin

“Cirk i klasit të parë” – PSG shpërthen ashpër ndaj Chelseat për Ziyechin

PSG ka mbetur i zemëruar me Chelsean pasi klubi dërgoi tri herë dokumentacionin e gabuar për lëvizjen e Hakim Ziyech – duke e përshkruar situatën si një ‘cirk të klasit të parë’ me marrëveshjen që dështoi.

Marokeni dukej i vendosur të largohej në formë huazimi përpara se të shfaqeshin probleme serioze, me kontratat e dorëzuara shumë vonë, pavarësisht se lojtari tashmë kishte mbërritur në Paris për testet mjekësore.


PSG tentoi të apelonte që marrëveshja të përfundohej, duke ia vënë fajin Chelseat, sipas L’Equipes, por federata franceze e refuzoi arsyetimin.

Gabim trashanik nga Chelsea: Nisi tri herë gabimisht dokumentet e Ziyech te PSG
Lexo po ashtu Gabim trashanik nga Chelsea: Nisi tri herë gabimisht dokumentet e Ziyech te PSG

Raporti shton se LFP gjithashtu kishte një problem në ditën e afatit pasi sistemet e tyre kompjuterike pësuan një bllokad të martën vonë në mbrëmje – por as kjo nuk e ndihmoi PSG-në.

Gjigantët e Ligue 1 e kanë përshkruar trajtimin e situatës nga Chelsea si një ‘cirk të klasit të parë’, ka thënë një burim për Athletic.

Raportimet në Francë më parë pretendonin se Blutë kërkonin më shumë nga kalimi i Ziyech në Parkun e Princave, por PSG ofroi vetëm huazim, pa opsionin për ta blerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori