Ciolos: Maqedonisë së Veriut i duhet një qeveri e qëndrueshme pro-evropiane për t’ia hapur rrugën drejt BE-së
Grupi “Ripërtëritja e Evropës” në Parlamentin Evropian i mirëpriti zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara mirë, që u realizuan dje në vend dhe u bëri thirrje partive politike pro-evropiane që të formojnë shumicë të qëndrueshme për qeverinë e re.
Rezultatet e bisedimeve për koalicionin do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe përparimin e tij në bisedimet e ardhshme për pranim në BE.
“Maqedonia e Veriut vitet e fundit ka zbatuar reforma të mëdha dhe ka miratuar zgjidhje historike që i kanë konfirmuar perspektivat e saj Atlantike dhe Evropiane. Është thelbësore që qeveria e re ta ruajë dhe monitorojë këtë progres. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një shumicë politike pro-evropiane, për sa i përket vlerave dhe veprimeve, dhe një qeveri të përgjegjshme dhe kompetente për t’u përballur me sfidat e rëndësishme me të cilat përballet me krizën KOVID-19 dhe për ta vazhduar procesin e zgjerimit”, deklaroi kryetari i partisë “Ripërtëritja e Evropës” në Parlamentin Evropian, Daçian Çiolosho,
Nga ana e tij, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE dhe anëtar i këtij grupi politik, Ilhan Kuçuk e përshëndeti, siç deklaroi, zbatimin e rregullt dhe të paanshme të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilat u zhvilluan në rrethanat e KOVID-19.
“Rezultatet e para tregojnë se formimi i një qeverie do të marrë kohë, por unë mezi pres formimin e një shumice të qëndrueshme që mund të marrë përgjegjësi politike për të ardhmen evropiane të vendit. Qeveria e re duhet të përqendrohet në konsensus të fortë dhe gjithëpërfshirës të reformës dhe bashkëpunimit ndëretnik”, theksoi Kuçuk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251