LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx rihap dyert për shikuesit nga 28 shtatori, Shang-Chi dhe Cry Macho janë disa nga premierat e fundit botërore që do të mund t’i shikoni

Cineplexx rihap dyert për shikuesit nga 28 shtatori, Shang-Chi dhe Cry Macho janë disa nga premierat e fundit botërore që do të mund t’i shikoni

Pas një pauze afër një mujore shkaku i masave anti-covid nga qeveria e Kosovës, Cineplexx rihap dyert për fansat e kinemasë nga data 28 shtator.

Pas masave të qeverisë të cilat i mbajtën kinematë e mbyllura nga data 30 gusht, Cineplexx më në fund hap dyert sërish për të gjithë dashamirët e filmave. Rihapja e kinemasë do të bëhet nga data 28 shtator, ditën e martë, dhe në Cineplexx dita e martë shënon të ashtuquajturën “Dita e Kinemasë”, që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave.


Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, nesër mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 14:00 deri në ora 19:45 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni gjatë rihapjes së Cineplexx janë:

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Shang-Chi, mjeshtri i Kung Fu-së së së paarmatosur, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi përfshihet në organizatën Dhjetë Unazat. Filmi i radhës nga seria e filmave të Marvel.

Cry Macho

Një yll rodeo dhe një mbarështues kali merr përsipër për të sjellë djalin e vogël të një burri në shtëpi dhe larg mamasë së tij alkoolike. Në udhëtimin e tyre, kalorësi gjen shpagim duke i mësuar djalit se çfarë do të thotë të jesh njeri i mirë. Me regji, producent dhe aktor ikonën e Hollywood – Clint Eastwood.

Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Me regji të Nia DaCosta dhe producent Jordan Peele, filmi po konsiderohet si një nga filmat më të mire të zhanrit horror këtë vit.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë rihapjes. Biletat për filmat që do të shfaqen nesër dhe gjatë ditëve tjera mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori