LAJMI I FUNDIT:

Cillessen pret që De Ligt të transferohet te Barcelona

Cillessen pret që De Ligt të transferohet te Barcelona
Matthijs de Ligt dhe Jasper Cillessen (Foto: Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Ajaxit, Mathijs de Ligt, vazhdon të jetë i lidhur me Manchester Unitedin, PSG dhe Barcelonën, pas një sezoni të shkëlqyer në Holandë.

Mbrojtësi holandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por ka marrë një mbështetje nga Frenkie de Jong që t’i bashkohet skuadrës katalunase në këtë verë.

Jasper Cillessen ishte së bashku me dy anëtarët e Ajaxit te kombëtarja e Holandës, gjersa e mposhtën Anglinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve këtë të enjte.

De Jong dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: FC Barcelona)

Portieri më pas ka pranuar se ai ka folur me De Ligt për të ardhmen e tij dhe sagën e transferimit që po e lidh me shumë skuadra evropiane, mirëpo ka thënë se ai ka përvojën e nevojshme që të luajë te Barcelona.

“Unë u ula me të për të folur për të gjitha opsionet e tij, por po ashtu siç bëra edhe me Frenkin (De Jong), i thashë se vendimi i takon atij”, tha Cillessen për Mundo Deportivo.

PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin
Lexo po ashtu PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin

“Matthijs është një djalë i mirë dhe ai e di se çfarë duhet të bëjë. Unë bisedova me të, por i thashë se nuk mund ta merrja vendimin për të, ai e di atë që duhet të bëjë”.

“Unë mund të flas vetëm për gjëra të mira për Barcelonën, sepse është një klub i madh dhe kam një ndjenjë të madhe me Barcelonën. Ai është vetëm 19 vjeç. Barcelona ka nevojë për lojtarë me një nivel shumë të lartë dhe ai ka nivelin për të luajtur atje “., ka shtuar më tej portieri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori