Tashmë edhe zyrtarisht kanë filluar Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi nga ora 13:00 është zhvilluar ceremonia hapëse.

Reklama

Atletët nga e gjithë bota do të kërkojnë të shkruajnë emrat e tyre në historinë e Olimpiadës dhe t’i shtojnë rekorde historisë së pasur të kësaj gare.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku bëhet fjalë për sportistët që kanë fituar më shumë medalje në historinë e Lojërave Olimpike.

Micheal Phelps: ‘Mbret’ i Olimpiadës

Olimpisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave është notari amerikan, Michael Phelps, i cili ka fituar gjithsej 28 medalje, nga to 23 medalje ari, tre argjendi dhe dy bronzi.

Reklama

Ai fitoi gjashtë medaljet të arta dhe dy të bronzta në ‘Athinë 2004’, ndërsa shtoi tetë medalje ari katër vjet më vonë në ‘Pekin 2008’.

Reklama

Në ‘Londër 2012’, Phelps shtoi edhe katër medalje të arta dhe dy argjendi, përpara se të përfundonte karrierën e tij Olimpike me pesë medalje të arta dhe një medalje argjendi në ‘Rio de Janeiro 2016’.

Larisa Latynina: Olimpistja femër më e suksesshme

Direkt pas Phelps në listën e Olimpistëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave është gjimnastja sovjetike Larisa Latynina, e cila ka fituar 18 medalje midis viteve 1956 dhe 1964, duke bërë që ajo të jetë olimpistja femër më e suksesshme e të gjitha kohërave.

Reklama

Në ‘Melburn 1956’, ajo fitoi katër medaljet e para nga nëntë gjithsej, një nga pesë medaljet e saj të argjendta dhe e para nga katër medaljet e bronzta.

Latynina ia shtoi këtij suksesi në Romë katër vjet më vonë, tre medalje të arta, dy argjendi dhe një bronzi, para se të fitonte dy medalje të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta në ‘Tokio 1964’.

Reklama

Vendi i tretë

Vendi i tretë në renditjen e të gjitha kohërave sheh dy legjenda olimpike duke ndarë pozitën me nga 15 medalje secili.

Bëhet fjalë për skiatorin norvegjez Marit Bjorgen dhe gjimnastin sovjetik, Nikolay Andrianov.

Orari i garave të sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’ Orari i garave të sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’
Reklama

Olimpistët me më shumë se 10 medalje Olimpike

Në vendin e katërt, ka katër atletë që të gjithë kanë nga 13 medalje: skiatori norvegjez Ole Einar Bjorndalen, gjimnasti sovjetik Boris Shaklin, gjimnasti italian Edoardo Mangiarotti dhe gjimnasti japonez Takashi Ono.

Në vendin e pestë, nëntë atletë kanë nga 12 medalje secili: atleti finlandez Paavo Nurmi; vozitësja gjermane Birgit Fischer-Smith; skiatori norvegjez Bjorn Daehlie, gjimnasti japonez Sawao Kato, notarët amerikanë Jennifer Thompson, Ryan Lochte, Dara Torres dhe Nathalie Coughlin dhe gjimnastja ruse Aleksey Nemov.

/Telegrafi/

Reklama