LAJMI I FUNDIT:

“Cilët janë artistët me të cilët s’do të bashkëpunoje kurrë” – Mc Kresha jep një përgjigjje interesante

“Cilët janë artistët me të cilët s’do të bashkëpunoje kurrë” – Mc Kresha jep një përgjigjje interesante

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Mc Kresha ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku diskutoi hollësitë rreth jetës së tij personale dhe vizionet për karrierën që ka përpara.

Gjatë intervistës, ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme që prekin aspektet më intime të jetës dhe aspiratat artistike që ka.

Në lidhje me jetën familjare, kur u pyet nëse ka plane për ta zgjeruar më tej familjen, Mc Kresha pranoi: “Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë”.


Foto: Screenshot/YouTube

Ai zbuloi gjithashtu dëshirën e tij për një fëmijë të tretë, duke reflektuar mbi faktin se çështjet e rritjes së familjes janë vendime të përbashkëta.

Sa i përket karrierës, artisti foli për rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit në krijimtarinë e tij muzikore. Ndryshe nga trendet e tregut që prodhojnë këngë për efekte sezonale, Mc Kresha dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Lyrical Son, zgjedhin të prodhojnë albume të plotë.

“Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni”, tha ai, duke treguar angazhimin e tyre për cilësi në muzikë.

Për të fundit, ai u pyet se me kë nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

Pavarësisht se preferoi të mos përmendë emra, Mc Kresha theksoi se ka artistë të caktuar me të cilët nuk do të bashkëpunonte, duke vënë të parën profesionalizmin dhe respektin artistik: “Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Standarde joreale të trupit” – Kylie Jenner kritikohet për dukjen në fotografitë e publikuara

“Standarde joreale të trupit” – Kylie Jenner kritikohet për dukjen në fotografitë e publikuara

Magazina
“A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët

“A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët

Magazina

"Sepse Bana's të ban mirë", Arbana Osmani sjell sipërmarrjen e saj në Prishtinë: Radhën e ka rikthimi në ekran

Butrint Avdyli
Nelly Furtado rikthehet në skenë teksa pozon ‘topless’, në kopertinën për albumin e ardhshëm “7”

Nelly Furtado rikthehet në skenë teksa pozon ‘topless’, në kopertinën për albumin e ardhshëm “7”

Magazina
U kritikua se u martua me tuta, Portieri i Real Madridit Andriy Lunin, tregon pse bëri një gjë të tillë

U kritikua se u martua me tuta, Portieri i Real Madridit Andriy Lunin, tregon pse bëri një gjë të tillë

Magazina
Robert Berisha ankohet për çmimet e larta në jug të Shqipërisë: E dhashë makinën për të paguar shezlonet

Robert Berisha ankohet për çmimet e larta në jug të Shqipërisë: E dhashë makinën për të paguar shezlonet

Magazina
Kalo në kategori