Mikrofonat ishin të nxehtë në ‘Old Trafford’ të hënën pas humbjes së Manchester United nga Tottenham Hotspur, ku Jose Mourinho u ‘sulmua’ jo pak nga gazetarët.

‘Teatri i Ëndrrave’ është bërë një makth për ‘The Special One’ i cili pësoi humbjen më të madhe të karrierës së tij në shtëpi, që kur kishte humbur me të njëjtin rezultat nga Manchester City në mars të vitit 2014.

Mourinho kërkoi respekt, pas ndeshjes nga gazetarët.

Dy humbje në tri ndeshje, ka bërë që ky start të jetë më i dobëti në karrierën e Jose Mourinhos, pro edhe i klubit që nga viti 1992/93.

Shtatë probleme të Manchester Unitedit që janë vërejtur nga mediat që mund t’i gjeni më poshtë.

Problemet në mbrojtje: Shtatë gola të pranuara në tre ndeshje

Mbrojtja e tyre po dështon në tri ndeshjet e para, pas një sezoni ku Djajtë e Kuq kishin pranuar vetëm 28 gola në 38 ndeshje, një më shumë se Manchester City, 27.

Në 19 ndeshje ata e mbajnë portën e zbrazët me David Den.

Në sezonin e shkuar për t’i pranuar shtatë gola, u deshën 14 ndeshje, ndërsa tani tre.

Mourinho në ‘luftë’ me Woodward mbi blerjet

Mourinho është ankuar shumë për blerjet e pakta. Ed Woodward , njeriu përgjegjës për aktivitetin e transferimeve të klubit, nuk ia dha trajnerit atë që donte.

Toby Alderweireld, Harry Maguire, Jerome Boateng dhe në minutën e fundit, Diego Godin, janë lojtarët që u kërkuan.

Edhe pse shpenzuan 73 milionë euro për mbrojtës si Victor Lindelof dhe Eric Bailly, Mourinho donte një tjetër kullë mbrojtëse.

I vetmi që erdhi ishte Diogo Dalot në mbrojtje, pastaj edhe Fred dhe Lee Grant.

Pa një plan apo formacion startues 

Në tri ndeshje, Mourinho ka përdorur 22 lojtarë dhe dy sisteme të ndryshme.

Kundër Leicester dhe Brighton , ai luajti me 4-3-3 dhe kundër Tottenhamit provoi me 3-5-2.

Fillimi i kampionatit më i keqi për Mourinhon

Një fitore dhe dy humbje. Është një statistikë që shënon fillimin më të keq në një sezon në karrierën e Mourinhos.

Deri më tani, fillimi i tij më i keq ishte me Chelsean në sezonin 2015/16, vetëm disa muaj pas fitores së titullit, ku mori katër pikë nga nëntë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Problemet e në dhomat e veshjes?

Gjatë sezonit, trajneri ishte kritik ndaj Anthony Martialit, por kësaj iu shtua edhe Antonio Valencia.

Nuk mungon as Paul Pogba që shumë shpesh ka shprehur pakënaqësi e tij në një mënyrë apo tjetrën.

Mungesa e golave

Sezonin e kaluar, United kishte shënuar 10 gola në tre ndeshjet e para, ndërsa këtë vit kanë vetëm katër.

Romelu Lukaku ishte një nga shumë lojtarë të frustruar pas humbjes pasi skuadra kishte 10 gjuajtje dhe nuk shënoi.

Në total, ata kishin 23 përpjekje (pesë në kuadrat) kundër Spurs që kishte vetëm 9 gjuajtje dhe shënuan tre gola.

Gjatë tri ndeshjeve të para të sezonit 2017/18, Lukaku kishte shënuar tre gola, Martial kishte dy dhe Marcus Rashford një. /Telegrafi/