LAJMI I FUNDIT:

Cila duhet të jetë distanca e domosdoshme midis vrapuesve dhe çiklistëve

Cila duhet të jetë distanca e domosdoshme midis vrapuesve dhe çiklistëve

Ky studim është bërë në bashkëpunim të Universitetit Katolik në Livan dhe Fakultetit Teknik në Eindhoven, Holandë?

Rregulla mbi qëndrimin në distancë prej më së paku 1,5 deri në 2 metra për t’u penguar përhapja e coronavirusit ka kuptim për njerëzit të cilët qëndrojnë të qetë në hapësirë të mbyllur apo në hapësirë të jashtme nëse nuk ka erë.


Mirëpo kur njerëzit dalin për rekreacion, vrapim apo për të vozitur biçikletën, ata do të duhej të mbanin distancë së paku 4 deri në 5 metra, nëse vrapojnë pas njëri-tjetrit në të njëjtën linjë; të paktën 10 metra nëse ngasin biçikletat me një ritëm të ngadaltë dhe 20 metra nëse vozisin shpejt.

Hulumtuesit, puna e të cilëve është ende në proces të “recensionit të ekspertëve” të verifikimit dhe lejimit shkencor, në tekstin e tyre kanë simuluar lirimin e djersës së njerëzve në lëvizje, madje në konfiguracione të ndryshme të lëvizjes, siç janë dy njerëz njëri pranë tjetrit, njëri pas tjetrit dhe në diagonale.

Në kohët normale, lëvizja në kolonë, njëri pas tjetrit, ka kuptim, mirëpo në kohën e coronavirusit këta hulumtues e rekomandojnë pikërisht të kundërtën: që njerëzit të lëvizin jashtë rrymimit të ajrit, të cilin e lë personi përpara.

“Kur dikush nxjerr frymën, kollitet apo teshtin derisa është duke shëtitur, vrapuar apo duke vozitur biçikletën, shumica e mikro-piklave ngelin në rrymim të ajrit, të cilin vrapuesi apo çiklisti e lë pas vetes.

Personi tjetër, i cili vrapon apo vozit biçikletën menjëherë pas atij personi të parë në të njëjtin rrymim ajri, kalon nëpër atë re piklash”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori