LAJMI I FUNDIT:

Çifti hollivudian Emily Blunt dhe John Krasinski nxjerrin në shitje apartamentin luksoz

Çifti hollivudian Emily Blunt dhe John Krasinski nxjerrin në shitje apartamentin luksoz
(Foto: Instagram/johnkrasinski)

Aktorët Emily Blunt dhe John Krasinski vendosën të hedhin në treg apartamentin e tyre luksoz në New York me vlerë tetë milionë dollarë.

Përkundër një rinovimi të fundit, çifti vendosi të shesë një pronë të vlefshme që blenë në fund të vitit 2016 për gjashtë milionë dollarë.


Kjo u vendos nga detyrimet dhe regjistrimet e shumta, për shkak të të cilave ata zakonisht qëndrojnë në hotele dhe të cilat nuk i lejojnë ata të shijojnë shtëpinë e tyre aq sa dëshirojnë.

(Foto: KP)

“Ne ramë në dashuri me këtë shtëpi me shikim të parë. Ajo thjesht ka një shpirt. Dikush i veçantë meriton të qëndrojë aty, që do të kalojë kohën çdo ditë ndryshe nga ne”, ka thënë aktorja, transmeton KP.

Apartamenti me shtatë dhoma gjumi ndodhet pranë Parkut të famshëm Prospect në Brooklyn. Fillimisht e ndërtuar në vitin 1909, ajo ka pësuar disa rinovime. Emily dhe John pas blerjes punësuan dizajnuesin e brendshëm Michael Inguai, i cili mbajti detajet origjinale të vjetra dhe i kombinoi me mobile moderne dhe ngjyra të bukura.

Apartamenti me gati 500 metra katrorë ka katër kate. Përveç dhomave të gjumit, ka edhe tre banjë të tjera, një apartament mysafirësh, një dhomë sociale dhe një oborr privat të rrethuar me një kopsht.

Emily dhe John u takuan në vitin 2008 në Los Angeles dhe u martuan në vitin 2011. Së bashku ata kanë dy vajza.

(Foto: Instagram/johnkrasinski)

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Magazina
Kalo në kategori