LAJMI I FUNDIT:

Christos Marmarinos emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll

Christos Marmarinos emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që Christos Marmarinos të emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës.

Christos Marmarinos ka qenë ndihmës trajner në shumë skuadra të njohura evropiane, duke fituar shumë trofe, madje edhe te skuadra e San Antonios në kampin veror, derisa së fundi ishte trajner në Japoni te skuadra Nishinomiya Storks.


Ai karrierën e trajnerit e filloi si ndihmës trajner më 1995-96 në Ment Thessaloniki për gjeneratat U16 të meshkujve. Më pas për dy vite vazhdoi në Aris Thessaloniki si ndihmës trajner për U18 dhe U16 meshkujt, duke fituar titullin. Më 1998-99 ishte trajner i parë i U18, ku fitoi garat regjionale dhe ishte në stafin e Greqisë U18. Në edicionin 2000-2001 ishe ndihmës trajner i Armond Hill në Columbia University, përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve. Më 2001 ndihmës trajner i Greqisë që u rendit në vendin e dytë në Lojërat Mesdhetare. Ishte përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve. 2001-2004 ishte ndihmës trajner në ekipin e njohur grek Panionis, ku kishte shumë përgjegjësi dhe puna e tij bëri që më 2012 të shkonte në kampin veror të NBA-së te skuadra e San Antonios, ku ishte përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Në shkurt të vitit 2013 ishte trajner në All Star-in e U21 në Greqi, duke drejtuar shumë lojtarë elitarë grekë të anëtarëve të Ekipeve Kombëtare.

Ai për shumë vite (2004-2018) ishte ndihmës trajner në skuadrën e njohur evropiane, Olympiacos ku fitoi shumë trofe, derisa ishte përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve të rinj, përgatitjen e stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Fitoi dy herë Euroligën, 2012 dhe 2013, tri herë finalist në Euroleague 2010, 2015, 2017, gjashtë herë në “Final 4” të Euroleagues (2009, 2010, 2012, 2013, 2015, 2017). Tri herë fitoi titullin në Greqi (2012, 2015, 2016), 12 herë finalist në Greqi (2006-2018), finalist i Kupës së Greqisë (2008-2013), fitues i Kupës së Greqisë (2010, 2011). Më 2015 ishte zgjedhur nga Euroleague si ndihmës trajneri më i mirë i vitit.

Ai ka punuar edhe si komentator dhe analist i ndeshjeve të NBA-së, derisa ka punuar dhe punon si këshilltar i basketbollit, ku ka punuar me lojtarët, ekipet dhe institucionet që ofrojnë këshilla dhe njohuri trajnimi për përmirësimin e individëve dhe organizatave. Lista e klientëve përfshin lojtarët e NBA-së dhe Euroligës.

Marmarinos së fundi ka doktoruar në Filozofi (PHD), analist i basketbollit.

Trajneri i ri i Kosovës do të jetë prezent në Final 8 të Kupës së Kosovës, që do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec. Gjithashtu në javën e dytë të muajit shkurt do të mbahet një konferencë, ku do të prezantohet para mediave dhe do të bëhen publike detajet e kontratës.

Kosova në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023 ndodhet në një grup me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.

Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë përballë Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, derisa më 23 shkurt do të përballen me Luksemburgun në udhëtim.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori