LAJMI I FUNDIT:

“Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë” – Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

“Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë” – Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Francesco Totti beson se Federico Chiesa dhe Nicolo Barella do të ishin përshtatur perfekt në skuadrën e Italisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, por bën shaka duke thënë se do të kishte hequr dorë nga Federico Dimarco pas një rivënie të dobët kundër Shqipërisë.

Sulmuesi legjendar italian Francesco Totti komentoi debutimin e Azzurrëve në EURO 2024 gjatë një eventi në Romë të dielën, shkruan Sky Sport Italia.

Një nga pyetjet e ish-sulmuesit ishte për lojtarët që do të kishin qenë pjesë e skuadrës së Azzurri në vitin 2006 kur Totti dhe shokët e tij fituan Kupën e Botës.


“Tre ose më shumë, ndoshta edhe më shumë. Sigurisht, Chiesa dhe Barella do t’i ishin përshtatur në mënyrë të përkryer atij ekipi. Të fitosh Kupën e Botës është ëndrra e çdo lojtari”, deklaroi Totti.

Totti vlerësoi gjithashtu Gianluca Scamacca, një produkt i akademisë së Romës, duke thënë se ai është “një sulmues i mirë” dhe “një bishë” fizikisht.

Megjithatë, Totti shprehu shqetësimin për paraqitjen e Dimarco kundër Shqipërisë pasi një rivënie të dobët nga mbrojtësi i Interit i kushtoi Italisë një gol në fazat e hershme.

“Kjo është arsyeja pse nuk mund të bëhesha trajner. Unë do të zëvendësoja menjëherë një lojtar që bën një gabim të tillë”, deklaroi Totti me shaka.

Por ish sulmuesi i njohur, kishte edhe fjalë të mira për mbrojtësin anësor të Italisë.

“Dimarco është përmirësuar shumë këtë sezon, përveç kësaj ndeshjeje, por më pas ai e kompensoi atë që bëri”, përfundoi Totti.

Totti, tani  47-vjeçar shënoi nëntë gola në 58 paraqitje me kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit

E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit

Ligat tjera
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

La Liga
Man United i gatshëm të bëjë çmenduri: Ofron 230 milionë euro për yllin e Real Madridit

Man United i gatshëm të bëjë çmenduri: Ofron 230 milionë euro për yllin e Real Madridit

Premier League
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës

Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës

Ligue 1

"Nëse ata duan që unë të largohem nga Real Madridi, do të duhet të më vrasin" - ylli i Los Blancos shfaq besnikërinë e tij ndaj klubit

La Liga
Karim Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Real Madridi

Karim Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori