LAJMI I FUNDIT:

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën
(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

Agjenti i Giorgio Chiellinit ka thënë se nuk ka diskutuar me Juventusin lidhur me kontratën e re të qendërmbrojtësit italian, i cili aktualisht është lojtar i lirë.

Kampioni i Evropës në muajin e ardhshëm do të mbushë 37 vjet, mirëpo nuk e ka në plan të pensionohet nga futbolli aktiv.

Megjithatë, kontrata e tij me Zonjën e Vjetër ka skaduar më 30 qershor, ndërsa është raportuar se do ta vazhdojë qëndrimin në Torino.

“Nevojiten dy palë për ta nënshkruar një kontratë. Giorgio shkoi në Evropian dhe ishte i fokusuar ekskluzivisht atje”.

(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

“Nuk ka ndonjë problem me Juventusin, kemi thënë se do të takohemi më vonë gjatë verës, por akoma nuk jemi ulur për të biseduar rreth rinovimit”, ka deklaruar agjenti Davide Lippi për Radio Radio.

Chiellini vendosi të qëndronte te Juve vetëm pas kthimit të Allegrit
Lexo po ashtu Chiellini vendosi të qëndronte te Juve vetëm pas kthimit të Allegrit

I pyetur se si do të vepronte Chiellini nëse do të merrte ofertë nga ndonjë klub i madh evropian, përfaqësuesi i futbollistit ka theksuar se janë duke e pritur veprimin e Bianconerëve.

“Jemi duke pritur që Juventusit ë na tregojë se kur mund të ulemi dhe të bisedojmë”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori