LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Kam qenë tifoz më Milanin, por kur u rrita u bëra më i zgjuar

Chiellini: Kam qenë tifoz më Milanin, por kur u rrita u bëra më i zgjuar

Giorgio Chiellini është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit italian, si dhe një nga emrat më të mëdhenj në histori të Juventusit.

Kapiteni 35 vjeçar ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi veten e tij dhe mbi futbollin.

Por megjithëse prej 14 vitesh i veshur bardhezi, pak kush mund ta imagjinonte se qendërmbrojtësi italian dikur mbështeste një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Juventusit, Milanin.

Chiellini është shprehur se fatkeqësisht dikur pëlqente kuqezinjtë, por me kalimin e viteve qëndrimi i tij ka ndryshuar.

Madje ka thënë se tashmë është kthyer në një tifoz aq të madh të Juventusit sa vështirë të gjesh një tjetër si ai.

“Unë isha një tifoz i Milanit, për fat të keq, por më vonë u përmirësova. Duke u rritur u bëra më i zgjuar. Maldini ishte i preferuari im”.

“Unë kam një vëlla binjak, i cili ishte një juventin dhe unë nuk mund të mbështesja të njëjtin ekip si ai. Mund ta imagjinoni lumturinë e vëllait tim kur në moshën 20 vjeç më bleu Juventusi”.

“Që kur kam qenë këtu ishte dashuri e menjëhershme dhe tani mendoj se është e vështirë të gjesh një që është më shumë juventin se unë në tokë”, ka thënë Chiellini. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori