LAJMI I FUNDIT:

Chicago rikthehet te fitorja, Lakers pësojnë humbje nga Hawks

Chicago rikthehet te fitorja, Lakers pësojnë humbje nga Hawks

Janë zhvilluar takimet e xhiros së radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Chicago Bulls janë rikthyer te fitorja pas humbjes xhiron e kaluar nga San Antonio Spurs.


Nē United Center ku të pranishëm ishin 19,521 tifozë, Bulls kanë triumfuar përballë Portland Trail Blazers me 14 pikë diferencë 130:116.

Tre yjet e Bulls, Vucevic, DeRozan dhe LaVine shënuan së bashku 67 pikë, apo më shumë se gjysmën e atyre që realizoi i gjithë ekipi i tyre në këtë përballje.

Qendra malazeze ishte më efikasi me 24 pikë, 14 kërcime e tri asistime.

Demar DeRozan shtoi 23 pikë e 10 asistime, derisa Zach LaVine e mbylli sfidën me 20 pikë të tjera.

Cj McCollume ishte më efikasi tek mysafirët me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë Los Angeles Lakers kanë pësuar një tjetër humbje, pasi janë mposhtur në udhëtim nga Atlanta Hawks me rezultat 129:121.

Humbje të thellë ka pësuar edhe kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks që para tifozëve të vet u mposhtën nga Denver Nuggets me 36 pikë diferencë 100:136. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori