LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rivalizon Bayernin dhe Unitedin për Zakarian

Chelsea rivalizon Bayernin dhe Unitedin për Zakarian

Denis Zakaria pritet të largohet nga Borussia Moenchegladbach gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori zviceran është bërë shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.


Manchester United dhe Bayern Munich kanë qenë dy skuadrat e para që kërkuan shërbimet e zviceranit.

Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea, që synon afrimin e tij.

Aktualisht lojtari është duke u rikthyer nga lëndimi, pasi i mungoi Gladbachut për disa javë.

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, Chelsea dhe United janë të interesuara për transferimin e tij në janar.

Edhe Bayern Munich mbetet në garë, por dëshira e Zakarias është të transferohet në kampionatin anglez, Ligën Premier.

23-vjeçari ka zhvilluar 96 ndeshje zyrtare me Gladbachun ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Ai vlerësohet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Evropë, teksa Gladbach po kërkon mbi 50 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/