LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas

Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 25: Karim Benzema of Real Madrid CF celebrates after scoring his team's opening goalduring the La Liga match between Real Madrid and Malaga at Estadio Santiago Bernabeu on November 25, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Skuadra angleze, Chelsea ka bërë një hetim në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Blutë janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën pasi në këtë sezon janë larg formës së atij të kaluarit.


Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është ndarë i pakënaqur me afrimet e lojtarëve nga drejtuesit gjatë verës dhe tani në afatin dimëror kërkon përsëri përforcimi.

Man City, gati ta rivalizojë Arsenalin dhe PSG-në për Benzeman
Lexo po ashtu Man City, gati ta rivalizojë Arsenalin dhe PSG-në për Benzeman

Italiani Conte tani ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit londinez se ndjen se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues me përvojë, pasi nuk po vërehet Alvaro Morata i vetëm.

Benzema nuk po luan që nga El Clasico e 23 dhjetorit (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Chelsea ka vendosur ta rivalizojë rivalin e hidhur lokal, Arsenalin, në lidhje me francezin Benzema.

Ky medium thekson se Blutë e Londrës tani kanë trokitur në dyert e Mbretërve për t’i pyetur në lidhje me çmimin e kërkuar për sulmuesin francez.

Arsenali me ofertë për Benzeman, Perez e refuzon atë duke u tallur
Lexo po ashtu Arsenali me ofertë për Benzeman, Perez e refuzon atë duke u tallur

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur rregullisht me një lëvizje në Arsenal, por interesimi i Chelseat ka sjell një zhvillim të ri në këtë tratativë.

Benzema aktualisht është duke luftuar me një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushave që para Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori