LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po punon në transferimin e sensacionit të Bilbaos

Chelsea po punon në transferimin e sensacionit të Bilbaos

Tashmë kur është hapur afati i transferimeve, Chelsea, nën drejtimin e Mauricio Pochettino, ka kthyer vëmendjen te Aitor Paredes i Athletic Bilbaos.

Me largimin e Inigo Martinez te Barcelona verën e kaluar dhe lëndimet e vazhdueshme të Yeray, Paredes është shfaqur si një shtyllë thelbësore në mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde.


Në vetëm 23 vjeç, Aitor Paredes ka dëshmuar vlerën e tij që kur u vendos si titullar në njëmbëdhjetëshen e parë të Bilbaos.

Qendërmbrojtësi 100 milionësh që pritet ta zëvendësojë Thiago Silvan te Chelsea
Lexo po ashtu Qendërmbrojtësi 100 milionësh që pritet ta zëvendësojë Thiago Silvan te Chelsea

Rritja e tij meteorike është mbështetur nga paraqitje solide, duke kulmuar me një gol mahnitës kundër Sevillas të enjten e kaluar. Kjo paraqitje nuk ka kaluar pa u vënë re në Angli, ku Chelsea ka shprehur interesim për nënshkrimin e qendërmbrojtësit spanjoll.

Sipas raportime nga Anglia, skautët e Chelseat ndoqën nga afër Paredes gjatë ndeshjes në Ramon Sanchez-Pizjuan. Oferta e mundshme shkon në 20 milionë euro, shifër që pasqyron si aftësinë e tij mbrojtëse, ashtu edhe aftësinë e tij përballë portës kundërshtare.

Tre gjigantët e Ligës Premier në luftë për shërbimet e Olise
Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier në luftë për shërbimet e Olise

Që nga debutimi i tij në ekipin e parë në vitin 2022, Aitor Paredes ka luajtur 19 ndeshje në këtë edicion të La Liga, duke u vendosur si një element kyç në skemën taktike të Valverdes.

Edhe pse interesimi i Chelseat është i dukshëm, pasiguria rrethon pozicionin e Athletic Bilbaos në lidhje me shitjen e mundshme të Paredes. Ka spekulime se çdo ofertë këtë muaj do të refuzohet, por perspektiva mund të ndryshojë verën e ardhshme.

Sensacioni i Bilbaos është në qendër të vëmendjes dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori