LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me ofertë të re për De Ligt

Chelsea me ofertë të re për De Ligt

Chelsea po nxiton për të nënshkruar me Matthijs de Ligt dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Blutë kanë ngritur ofertën e tyre te Juventusi.

Sipas raportit, skuadra londineze ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me holandezin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij.


Chelsea pa një ofertë prej 40 milionë eurosh të refuzuar javën e kaluar. Timo Werner ose Christian Pulisic mund të ishin përfshirë në marrëveshje, por Bianconerët refuzuan ofertën e parë të Bluve.

Tani, sipas Gazzettas, Zonja e Vjetër ka një propozim të ri në tryezë, ndërsa Il Corriere della Sera ofron një version tjetër të sagës së transferimeve, duke pretenduar se Chelsea së shpejti do të bëjë një ofertë të re 70 milionë euro.

Gazeta raporton se Juventusi kërkon të paktën 80 milionë euro, ndërsa Gazzetta pretendon se çmimi i kërkuar i Bianconerëve është 90 milionë euro.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi në verë, siç u konfirmua nga drejtori gjeneral i klubit, Maurizio Arrivabene në fillim të kësaj jave.

Ish-kapiteni i Ajaxit iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori