LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ofertë të çmendur për Kylian Mbappen: Ofron 120 milionë euro dhe katër yje të ekipit për francezin

Chelsea ofertë të çmendur për Kylian Mbappen: Ofron 120 milionë euro dhe katër yje të ekipit për francezin

Chelsea ka bërë një ofertë të madhe për Paris Saint-Germain në një përpjekje për të siguruar nënshkrimin e Kylian Mbappe këtë verë.

24-vjeçari është bërë papritmas një nga emrat më të nxehta në afatin kalimtar, pasi u zbulua në fillim të këtij muaji se ai i kishte paraqitur PSG-së një letër zyrtare ku nuk do të aktivizonte zgjatjen e kontratës së tij.


Kjo do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë pas 12 muajsh, duke bërë që klubi francez të pranojë ofertën më të lartë të mundshme këtë verë.

Real Madrid, duket si destinacioni i tij më i mundshëm, por edhe klubet angleze Liverpool, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me yllin francez.

Sipas mediumit spanjoll El Nacional, Chelsea ka bërë një ofertë në një përpjekje për të joshur PSG-në dhe Mbappen.

Katër skenarët e mundshëm të Kylian Mbappe: Dhe të gjithë janë të besueshëm
Lexo po ashtu Katër skenarët e mundshëm të Kylian Mbappe: Dhe të gjithë janë të besueshëm

Blutë kanë ofruar 120 milionë euro dhe katër lojtarë për të zgjedhur në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje.

Raheem Sterling, Marc Cucurella, Cesar Azpilicueta dhe Romelu Lukaku janë katër lojtarët e përfshirë si pjesë e negociatave me shpresën se Chelsea mund të heqë disa para nga çmimi i madh prej 150-200 milionë euro i kërkuar nga PSG për Mbappen.

Çmimi për shitjen e Mbappes këtë verë: PSG kërkon 150 deri në 200 milionë euro
Lexo po ashtu Çmimi për shitjen e Mbappes këtë verë: PSG kërkon 150 deri në 200 milionë euro

Edhe trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, dëshiron të takohet sërish me ish-lojtarin e tij’ që e drejtoi te PSG./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori