LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nënshtron Bournemouthin dhe rigjen fitoren

Chelsea nënshtron Bournemouthin dhe rigjen fitoren
(Foto: Twitter/Chelsea FC/Getty)

Rikthimi i sezonit në Ligën Premier e ka rikthyer Chelsean te fitorja që arriti të triumfojë përballë Bournemouthit (2-0) në Stamford Bridge.

Blutë vinin pas tri humbjesh radhazi në kampionatin anglez dhe në dy sfidat e mëparshme kishin barazuar, që do të thotë se nuk e kishin shijuar fitoren në pesë ndeshje.


Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të kur Kai Havertz pranoi një asistim para portës nga Raheem Sterling dhe e futi në rrjetë.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Rezultati u dyfishua pas 24 minutash lojë. Havertz reagoi më mirë duke e kthyer topin për Mason Mount dhe ky i fundit shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

Në fund të gjysmës së parë, Christian Pulisic ia doli ta fuste topin në portë, mirëpo gjyqtari Simon Hooper e anuloi golin për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar.

Gjysma e dytë ishte më pak dinamike se fraksioni i parë, megjithatë nuk munguan rastet për të shënuar. Por, në këtë pjesë të lojës nuk pati gola.

Me këtë fitore, Chelsea është ngritur në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Brightoni në vend të shtatë në tabelë. Bournemouthi qëndron në pozitën e 14 me 16 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori