LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mund të përballet me heqje të pikëve, Liga Premier ka nisur hetimet për dy transferime të bëra vite më parë

Chelsea mund të përballet me heqje të pikëve, Liga Premier ka nisur hetimet për dy transferime të bëra vite më parë

Chelsea mund të përballet me heqje pikësh pasi Liga Premier ka nisur një hetim për transferimet e Willian dhe Samuel Eto’o.

Të dy lojtarët u nënshkruan gjatë periudhës së Roman Abramovich nga klubi rus Anzhi Makhachkala.


Thuhet se pagesat janë bërë për “entitetet ruse” që ishin të ndara nga çdo tarifë transferimi, sipas një raportimi nga The Times.

Pretendohet se është duke u shqyrtuar edhe një pagesë që u bë në drejtim të familjes së një lojtari.

Liga Premier nisi një hetim mbi çështjet financiare gjatë epokës së Abramovich në gusht, duke përfshirë transferimet. Këto pagesa u zbuluan gjatë procesit nëpër të cilin Todd Boehly kaloi për të blerë klubin në maj të vitit të kaluar.

Mësohet se Chelsea më pas paralajmëroi Federatën Angleze, Ligën Premier dhe UEFA-n për parregullsitë.

“Këto pretendime datojnë para pronësisë aktuale të klubit. Ato kanë të bëjnë me entitete që dyshohet se kontrolloheshin nga ish-pronari i klubit dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë individ që është aktualisht në klub”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga Chelsea.

Nëse ata shpallen fajtor për shkelje të rregullave, Liga Premier mund të vendosë sanksione ndaj klubit.

Kjo mund të përfshijë një gjobë ose heqje pikësh, me Chelsean që tashmë ka rënë dakord për një pagesë prej 8.5 milion eurosh me UEFA-n për raste të raportimit financiar nën pronësinë e mëparshme të klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori