LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mposht lehtësisht Sheffieldin, vazhdon tutje në FA Cup

Chelsea mposht lehtësisht Sheffieldin, vazhdon tutje në FA Cup
Festa te goli i Willian (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea fitoi pa problem ndaj Sheffield Wednesdayt me rezultat 3-0 në kuadër të 1/16 e finales në FA Cup.

Ishte një fitore e lehtë për Blutë të cilat dominuan nga fillimi deri në fund.


Willian shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, braziliani shënoi në minutën e 26-të nga pika e bardhë.

Gonzalo Higuain gjatë një momenti të ndeshjes Chelsea-Sheffield Wednesday (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë shënuan edhe Callum Hudson-Odoi (64′) dhe Willian (84′).

Në këtë ndeshje u paraqit edhe Gonzalo Higuain, i cili luajti nga minuta e parë deri në minutën e 82-të. Ndërsa shqiptari Atdhe Nuhiu u inkuadrua për mysafirët në minutën e 76-të.

Kundërshtari i radhës i Chelseat i 1/8 e finales do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/