LAJMI I FUNDIT:

Chelsea më fortë në krye

Chelsea më fortë në krye

Chelsea është dëshmuar si skuadër taktikisht e përgatitur në triumfin prej 3-1 kundër Fulhamit në Craven Cottage.

Blutë nuk bënë lojë të mirë në gjysmën e parë, e cila e mbyll pa gola. Në gjysmën e dytë shkëlqeu anësori gjerman, Andre Schurrle, i cili realizoi het-trik.


Përkundër se vendasit po luanin më mirë, Schurrle shënoi golin e parë (52’) dhe më pas, mysafirët e morën lojën në kontroll.

Pas angazhimit të Eden Hazard, Andre Schurrle shënoi golin e dytë personal (65’). Shumë shpejt (69’), 23-vjeçari e kompletoi het-trikun. Fernando Torres dhuroi asistin.

John Heitinga arriti të shënojë një gol për të respektuar tifozët vendas në stadium (74’).

Pajtim Kasami u angazhua për Fulhamin nga minuta e parë. Në fillim të pjesës së dytë, ai u ndëshkua me karton të verdhë (48’), ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të (Lewis Holtby).

Chelsea forcohet në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Arsenali. /Telegrafi/