LAJMI I FUNDIT:

Chelsea lejon largimin e Gallagher, duan të mbledhin fonde për blerjen e një sulmuesi

Chelsea lejon largimin e Gallagher, duan të mbledhin fonde për blerjen e një sulmuesi

Sipas raportimeve nga Anglia, Chelsea do të vlerësojë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për mesfushorin Conor Gallagher, pasi londinezët duan të mbledhin fonde për blerjen e një sulmuesi të ri.

Që kur Todd Boehly mori ‘frenat’ e klubit vitin e kaluar, Chelsea ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro në blerje të reja, por rezultatet kanë qenë dëshpëruese.

Si rezultat, ata tani duhet të hyjnë në një ‘betejë’ të madhe për të siguruar një vend të paktën në Ligën e Evropës pasi gjasat për Ligën e Kampionëve janë minimale për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare.


Ivan Toney dhe Victor Osimhen janë dy emrat që pëlqehen më së shumti nga bordi i klubit anglez për shkak të mungesës së një sulmuesi që finalizon aksionet.

Pochettino identifikon tre lojtarë që i do në janar te Chelsea
Lexo po ashtu Pochettino identifikon tre lojtarë që i do në janar te Chelsea

Gallagher thuhet se është bërë gati për t’u laguar nga “Stamford Bridge” sipas Daily Mail dhe Chelsea nuk do ta pengojë atë të largohet pasi që duan të investojnë në një numër ‘9’.

Chelsea po hezitom të transferojë një sulmues të klasit botëror, për shkak të frikës së mund të thyejnë rregullat e fair-play financiar.

Kështu që shitja e mesfushorit anglez, do të ndikonte pozitivisht në financat e klubit dhe do t’i lejonte atyre të shikojnë tregun e transferimeve.

Chelsea është momentalisht 14 pikë larg top katërshes në Ligën Premier dhe janë të pozicionuar në pozitën e 12-të.

Revolucion tek Chelsea, shtatë lojtarë pritet të largohen nga klubi në janar ndër ta edhe Broja
Lexo po ashtu Revolucion tek Chelsea, shtatë lojtarë pritet të largohen nga klubi në janar ndër ta edhe Broja

Më herët ishte raportuar se Pochettino ka përpiluar listën prej shtatë lojtarëve që dëshiron t’i largojë gjatë afatit dimëror./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori