El Mundo Deportivo njofton se klubi dhe lojtari janë pajtuar të nënshkruajnë, porse ka mbetur që Blutë dhe Blaugranët të vendosin për çmimin.

Sipas gazetës spanjolle, katalunasit kërkojnë 35 milionë euro për 27-vjeçarin.


Rolin kryesor në kthimin e spanjollit në Ligën Premier e ka pasur agjenti i tij, Darren Dein. Lojtari ka dashur të kthehej te Arsenali, mirëpo kur e ka kuptuar se diçka e tillë nuk do të ndodhë, ka preferuar të mbetet në Londër.

Në ndërkohë, Manchester Unitedi është klubi që i bën më së shumti konkurrencë Chelseat, por interesim ka shprehur edhe Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app