LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ka gati ofertën për Cristiano Ronaldon

Chelsea ka gati ofertën për Cristiano Ronaldon

Chelsea thuhet se po përgatit tashmë një ofertë për superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, të cilën do ta dorëzojë gjatë ditëve të ardhshme.

Gjigantët londinez po planifikojnë të vazhdojnë interesimin e tyre për sulmuesin 37-vjeçare, me një ofertë të fortë pas bisedimeve midis pronarit Todd Boehly dhe menaxherit Thomas Tuchel.


Një burim nga Chelsea ka thënë për Football Insider se klubi është duke përgatitur një lëvizje prej 14 milionë funtesh apo rreth 16.5 milionë euro për Ronaldon, pasi ata kërkojnë të transferojnë një tjetër yll të sulmit.

Boehly dhe Tuchel diskutojnë ofertën e Chelseat për Ronaldon e pakënaqur
Lexo po ashtu Boehly dhe Tuchel diskutojnë ofertën e Chelseat për Ronaldon e pakënaqur

Londinezët tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 45 milionë funtesh apo rreth 53 milionë euro për Raheem Sterling me Manchester Cityn dhe pritet të përfundojnë transferimin deri në fund të javës.

Tani ata janë në treg për një sulmues të dytë me emër të madh, pasi Tuchel kërkon të riformojë sulmin e tij.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Unitedi pas vetëm një viti dhe trajneri i ri Erik Ten Hag, nga ana tjetër, është i gatshëm ta lërë të shkojë dhe të lirohet nga paga e tij e madhe.

Ylli portugez ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford pasi vendosi në letër një marrëveshje dyvjeçare pas mbërritjes së tij nga Juventusi në verën e 2021, ndërsa ekziston mundësia e shtimit të një viti tjetër.

Drejtuesit e Man Utd pranojnë se Ronaldo do të largohet këtë verë
Lexo po ashtu Drejtuesit e Man Utd pranojnë se Ronaldo do të largohet këtë verë

Ai shënoi 24 gola nga 38 ndeshje në të gjitha garat për Unitedin sezonin e kaluar, kryesisht në rolin e sulmuesit qendror.

Chelsea përballet me konkurrencën për Ronaldon nga klubet rivale që konkurrojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Bayern Munich, Napoli, Roma, Porto dhe Sporting Lisbona janë disa nga klubet që janë lidhur gjithashtu me transferimin e Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori