LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ka gati 70 milionë për Alissonin, por braziliani do vetëm Real Madridin

Chelsea ka gati 70 milionë për Alissonin, por braziliani do vetëm Real Madridin
Alisson Becker (Getty Images)

Chelsea janë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre për Alisson Becker në 70 milionë euro, por portieri i Romës thuhet se dëshiron vetëm Real Madridin.

Ishin raporte të shumta dje (e shtunë) se skuadra nga Stamford Bridge kishte parë propozimin e tyre prej 60 milionë eurosh  të hidhet poshtë, ashtu siç kishte parë edhe Napoli dhe Liverpooli më parë.


Tani mediumit italian Sky Sport Italia pretendon se Chelsea po përgatit një ofertë të re për portierin e njohur brazilian.

Chelsea ofron 60 milionë euro për Alissonin
Lexo po ashtu Chelsea ofron 60 milionë euro për Alissonin

Ky medium thekson se Blutë e Londrës tani kanë gati plot 70 milionë euro, për t’i hapur rrugë edhe largimit të Thibaut Courtois drejt Madridit.

Alisson (Getty Images)

Megjithatë, problemet mbeten ende pasi Roma dëshiron 80 milionë euro dhe braziliani ka vendosur të largohet nga Olimpico vetëm nëse do të shkonte te Real Madridi.

Arrihet marrëveshja me Realin, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja me Realin, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit

Chelsea nuk është në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe do të fillojë sërish nga trajneri i ri Maurizio Sarri dhe kjo nuk po e bind edhe aq Alissonin.

Ndërkohë, burimet angleze sugjerojnë se Liverpooli ka hequr dorë nga kërkimi i Alissonit dhe do të vazhdojë t’i besojë portierit Loris Karius. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori