LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja me Realin, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit

Arrihet marrëveshja me Realin, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit
SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 22: Thiago Silva of Brazil leads his team on the pitch prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Costa Rica at Saint Petersburg Stadium on June 22, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

U duk fillimisht se portieri brazilian Alisson Bekcer do të transferohet në Londër te Chelsea.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë së paku këtë afat kalimtar të verës.


Portieri brazilian ka refuzuar edhe zyrtarisht transferimin në Ligën Premier te Chelsea.

Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga Italia ku Alisson nuk ka preferuar kampionatin anglez.

Alisson në ndeshje ndaj Kosta Rikës (Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se menaxherët e brazilianit kanë arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll Real Madrid.

25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ‘Los Blancos’, ku do të ketë edhe një pagë rreth shtatë milionë euro në stinor.

Ndërkohë për Romën do të shkojnë hiq më pak se 75 milionë euro.

Portieri i talentuar aktualisht është në Rusia në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e tij Brazilin ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Alisson (Getty Images)

Kësisoj me tu zyrtarizuar ky transferim, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Vlen të ceket se Roma e kishte blerë brazilianin dy vite më parë për vetëm tetë milionë euro nga Internacional. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori