LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ia tregon Newcastles çmimin e Pulisicit

Chelsea ia tregon Newcastles çmimin e Pulisicit

Newcastle thuhet se po mendon të blejë Christian Pulisic pasi ata i bashkohen Manchester United dhe Arsenal në luftën për amerikanin.

Ekziston një interes i ri për anësorin e Chelseat, pasi ai ritregoi cilësitë e tij në garën e ShBA-së për Kampionatin Botëror.


Pas disa muajsh zhgënjyes në Chelsea, Pulisic doli në plan të parë në turneun më të madh në futboll për Shtetet e Bashkuara.

Klubet e mëdha të Ligës Premier besohet se janë të interesuara për një lëvizje në janar për Pulisic dhe Newcastle tani i janë bashkuar luftës.

Mirror raporton se 24-vjeçari është një nga tre objektivat që skuadra e Eddie Howe po shqyrton për të forcuar ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e vlerëson Pulisic në rreth 45 milionë euro, por Newcastle shpreson të reduktojë tarifën. /Telegrafi/