LAJMI I FUNDIT:

Chelsea gati ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Ligën Premier

Chelsea gati ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Ligën Premier
Eden Hazard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Chelsea janë të përgatitur për ta bërë yllin e tyre, Eden Hazard, lojtarin më të paguar në Ligën Premier duke i ofruar kontratë të re.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, Hazard ishte duke heshtur në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re në mes të një spekulim që e lidhte atë me Real Madridin, por ai është gati t’ia kthejë shpinën gjigantëve spanjollë.


Chelsea ka qenë duke pritur më shumë se një vit yllin belg për të vënë nënshkrimin në kontratën e re prej 300 mijë funtesh apo 340 mijë eurosh në javë.

Driblon Hazard: Jam i lumtur te Chelsea, mund ta përfundoj karrierën këtu  
Lexo po ashtu Driblon Hazard: Jam i lumtur te Chelsea, mund ta përfundoj karrierën këtu  

Por, tani janë të gatshëm të shkojnë shumë më lart pas fillimit të tij mbresëlënës në sezonin e ri, ku po e udhëheq me sukses Chelsean drejt kreut të tabelës me golat dhe asistimet e tij.

Eden Hazard (Getty Images)

Ata duan të ri-hapin bisedimet para Krishtlindjeve dhe janë gati të shkojnë lartë deri në 350 mijë funte apo rreth 400 mijë euro në javë nëse Hazard do të nënshkruaj për katër apo pesë vitet e ardhshme, që i bie rreth 21 milionë euro në vit.

Hazard – i cili ka kontratë aktuale edhe 18 muaj – aktualisht fiton 200 mijë funte apo 226 mijë euro në javë dhe ka rënë poshtë listës së lojtarëve më të paguar të Ligës Premier.

Chelsea e bën Hazardin futbollistin më të paguar në Angli, belgu afër vazhdimit të kontratës
Lexo po ashtu Chelsea e bën Hazardin futbollistin më të paguar në Angli, belgu afër vazhdimit të kontratës

Marrëveshja e re do ta vendoste atë përpara Paul Pogbas, i cili paguhet 290 mijë funte apo rreth 330 mijë euro në javë te Manchester Unitedi dhe Mesut Ozil i Arsenalit, i cili fiton 306 mijë funte apo rreth 350 mijë euro në javë.

Kontrata e re e yllit belg do ta eklipsonte edhe lojtarin më të paguar të Ligës Premier, Alexis Sanchez, paga bazë e të cilit në Old Trafford është 315 mijë funte apo 356 mijë euro në javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Premier League
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Superliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Kalo në kategori