LAJMI I FUNDIT:

Chelsea frikësohet se Reali mund ta josh Reece James për kalimin në Madrid

Chelsea frikësohet se Reali mund ta josh Reece James për kalimin në Madrid

Real Madrid e ka ndjekur progresin e Reece James për një kohë të gjatë, dhe është raportuar në shumë raste se madrilenët e konsiderojnë atë si një kandidat të përshtatshëm për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Deri më tash anglezi nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie tek klubi londinez, aty ku mori shiritin e kapitenit dhe iu dha një kontratë afatgjatë.


Por, siç raportojnë mediat angleze, në rast se forma e dobët e Chelsea vazhdon, 23-vjeçari mund të ndryshojë mendje.

Real Madridi identifikon Jamesin si prioritet për të përforcuar pozicionin problematik
Lexo po ashtu Real Madridi identifikon Jamesin si prioritet për të përforcuar pozicionin problematik

Dean Jones, gazetar në mediumin ‘Give Me Sport’, ka thënë se Reece James është në dijeni të interesimit nga Real Madrid.

“Reece James është në dijeni të interesimit nga ana e Real Madrid, por momentalisht ai është i fokusuar vetëm tek Chelsea”, ka thënë fillimisht Jones.

Tutje, ai shtoi se Chelsea duhet ta marrë vetën sa më parë përndryshe në të ardhmen Reece James mund të mendoj largimin nga Londra.

Është pjesë e Chelseat nga mosha gjashtëvjeçare – Jamesit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë, bëhet kapiten
Lexo po ashtu Është pjesë e Chelseat nga mosha gjashtëvjeçare – Jamesit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë, bëhet kapiten

“E vetmja gjë për të cilën Chelsea duhet të shqetësohet është në rast se sezoni shkon keq. Reece James është i përkushtuar, por nëse ata e përsërisin sezonin e kaluar, dhe Real Madridi bën një ofertë, ai duhet të marrë një vendim. Ta refuzosh ofertën e Real Madrid nuk do të ishte e lehtë”, përfundoi ai.

Reece James momentalisht është jashtë fushave që nga 13 gushti, teksa numri i ndeshjeve që ka humbur këtë sezon ka shkuar në gjashtë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori