LAJMI I FUNDIT:

Chelsea favorit për transferimin e Kessie

Chelsea favorit për transferimin e Kessie

Sipas Corriere dello Sport, Chelsea tani janë favoritë për të nënshkruan me mesfushorin e talentuar të Atalantas, Franck Kessie.

19-vjeçari ka tërhequr interes nga një numër i madh i klubeve evropiane përfshirë Manchester City dhe Manchester United, ndërsa thuhet se edhe Everton janë gjithashtu të interesuar për të.


Pesë gola nga mesfushori Kessie kanë ndihmuar Atalantan të ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A dhe kanë parë reputacionin e tij në Itali të rritet në mënyrë të konsiderueshme, me kampionët italianë, Juventus, që thuhet të jenë ndër admiruesit e tij.

Gjiganti italian planifikon ‘rrëmbimin’ e Kessiet para Arsenalit e Chelseat
Lexo po ashtu Gjiganti italian planifikon ‘rrëmbimin’ e Kessiet para Arsenalit e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, megjithatë, ka qenë në ndjekje të mesfushorit që disa kohë dhe nuk mund të ketë një afrim në mesfushë e tij, në rast të transferimit të brazilianit Oscar në skuadrën kineze, Shanghai SIPG.

Çmimi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/