LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Milan në garë për Dominik Szoboszlai

Chelsea dhe Milan në garë për Dominik Szoboszlai
Dominik Szoboszlai. (Photo by Andreas Schaad/Bongarts/Getty Images)

Chelsea dhe Milan janë duke garuar mes vete për të nënshkruar me yllin hungarez Dominik Szoboszlai.

Mesfushori i talentuar i Red Bull Salzburg ka bërë paraqitje fantastike këtë edicion në kampionatin austriak, por edhe në garat evropiane.


19-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit organizator ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime në 29 takime zyrtare.

Dominik Szoboszlai . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Dy skuadrat e mëdha e ndjekin prej kohësh hungarezin Szoboszlai, ndërsa synojnë afrimin e tij në verë.

Reprezentuesi hungarez është njëri nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit austriak, derisa Salzburgu kërkon rreth 20 milionë euro nga shitja e tij.

Gjithsesi si Chelsea ashtu edhe Milan duhen të kenë kujdes, pasi Szoboszlai po kërkohet edhe nga Lazio dhe Leicester City.

Megjithatë vet lojtari ditë më parë deklaroi se do t’i pëlqente të luante për Milanin, deklaratë që i bënë Rossonerët favorit për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori