LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Ajax ndahen baras në duelin që u shënuan tetë gola dhe u ndanë dy kartonë të kuq

Chelsea dhe Ajax ndahen baras në duelin që u shënuan tetë gola dhe u ndanë dy kartonë të kuq
Chelsea - Ajax . (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

Chelsea dhe Ajax kanë barazuar me rezultat 4-4 në një ndeshje që kishte gjithçka brenda saj.

Ajaxit i takoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Chelsea u rikthye në lojë.


Në pesë minutat e para u shënuan dy gola, për secilën skuadër nga një.

Christian Pulisic e Noussair Mazraoui . (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

Sulmuesi Tammy Abraham, në vend që të shënojë në portën e Ajax, e qëlloi të tijën për t’i kaluar holandezët në epërsi 1-0.

Por londinezët fituan penallti dhe në gol e shndërroi Jorginho për 1-1.

Ajax e ktheu epërsinë në minutën e 20-të kur këmbëshpejti Quincy Promes shënoi me kokë për 2-1.

Hakim Ziyech shënoi për 3-1 një super gol në fundin e pjesës së parë nga goditje e dënimit, që ishte afër këndit.

Në pjesën e dytë shënoi edhe talenti tjetër Donny van de Beek për 4-1.

Ky rezultat u duk që ndeshja u mbyll, por Chelsea kishte plane tjera.

Cesar Azpilicueta shënoi për 4-2 duke e shtyrë topin në rrjetë nga afërsia.

Ajax brenda dy minutash mbeti me nëntë lojtarë në fushë, ku Daley Blind dhe Joel Veltman morën karton të kuq.

I fundit shkaktoi penallti, ndërsa në gol e ktheu përsëri Jorginho për 4-3.

Reece James e solli baraspeshën në minutën e 74-të me një goditje të bukur, pas një topi të kthyer në transversalja (4-4).

Në minutën e 78-të, Chelsea shënoi edhe një herë me Azpilicuetan, por goli i tij u anulua nga VAR.

Krejt në fund Michy Batshuayi kishte dy raste, por ishte i pafat për t’ia sjell fitoren Chelseat.

Barazimi i sotëm e sjell edhe baraspeshën në grup, pasi Chelsea, Ajax dhe Valencia kanë nga shtatë pikë. /Telegrafi/