LAJMI I FUNDIT:

Chelo kompleton listën e CS:GO të ekipit FURIA

Chelo kompleton listën e CS:GO të ekipit FURIA

FURIA ka finalizuar listën CS:GO përpara sezonit të vjeshtës, duke kompletuar listën e tyre me Marcelo “⁠chelo⁠” Cespedes.

Chelo është bërë pjesë e ekipit FURIA, pak orë pas nënshkrimit të FalleN.


Lojtari 25 vjeçar ishte pjesë e ekipit Imperial së bashku me FalleN, ku së fundmi patën paraqitje të mira.

Chelo do ta zëvendësojë lojtarin drop në formacionin e ekipit FURIA, pasi kaloi një vit tek Imperial.

(Foto: HLTV)

Formacioni brazilian me pamje të re do të debutojë në fazën Play-in të IEM Cologne 2023 më 26 korrik.

Pas ardhjes së Chelo dhe FalleN, ekipi FURIA duket kështu:

Andrei “⁠arT⁠” Piovezan

Yuri “⁠yuurih” Santos

Kaike “⁠KSCERATO⁠” Cerato

Gabriel “RaN” Toledo

Marcelo “⁠chelo⁠” Cespedes

/Telegrafi/