Chavez: Nuk kam vdekur


Është pohuar se Chavez gjendet aktualisht në Kubë, ku edhe po merr trajtimin e fundit kundër kancerit.
Venezuelanët nuk kanë parë dhe dëgjuar nga presidenti i tyre për më shumë se një javë, por Chavez e thirri televizionin shtetëror VTV për të thënë se do të kthehet së shpejti në Venezuelë, transmetojnë mediat.
Ai ka thënë se do të kthehet sërish në Kubë për trajtime tjera, dhe e paralajmëroi popullin se derisa ai trajtohet nga kanceri dhe para zgjedhjeve të tetorit “duhet mësuar me thashethemet që do qarkullojnë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































