LAJMI I FUNDIT:

ChatGPT do të integrohet në modelet e reja nga Peugeot

ChatGPT do të integrohet në modelet e reja nga Peugeot

Peugeot ka njoftuar se po planifikon të përdorë ChatGPT për të përmirësuar asistentin zanor në veturat e saj, veprim ky që e radhit atë përkrah rivalëve si Volkswagen dhe Mercedes-Benz.

“Ne do të prezantojmë ChatGPT në të gjitha veturat, duke përfshirë edhe modelin e ri e-3008 dhe veturat e vogla komerciale”, tha Jerome Micheron, drejtor i Planit të Prodhimeve nga Peugeot.


Bëhet e ditur se, ChatGPT do të jetë në gjendje të lidhet me sistemet e kontrollit të veturave nga marka franceze dhe t’u përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me navigimin, shërbim ky i cili pritet të nisë fillimisht në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, dhe Spanjë.

Ndryshe, Mercedes-Benz e cila po ashtu do ta integrojë këtë teknologji, ka filluar testimin tek njësitë të cilat prodhohen në SHBA.

Ndërkohë, edhe Volkswagen ka njoftuar se nga mesi i vitit 2024 asistenti i tij zanor do të integrojë ChatGPT-n për të lehtësuar dialogun me shoferët. /Telegrafi/